E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një tjetër këngëtar shqiptar ngacmon Rihannën, përgjigjia e saj e lë me “gisht në gojë”
Uncategorized

Një tjetër këngëtar shqiptar ngacmon Rihannën, përgjigjia e saj e lë me “gisht në gojë”

Madje i kushtoi dhe një këngë “Like Rihanna”, por mesa duket këngëtarja me famë botërore nuk e ka përfillur këngëtarin shqiptar Young Zerka.

Vitin e kaluar, ky i fundit i ka kënduar Rihannës, këngë e cila u pëlqye shumë nga publiku për shkak të ritmit, stilit reggae. Edhe pse ishte hera e parë që një këngëtar shqiptar i kushtonte një këngë yllit të muzikës, ajo nuk ka reaguar të paktën edhe sot kur Young Zerka i kujtoi këngën me anë të një komenti në Instagram.

Young Zerka i shkruan Rihannës:

Pra ti i kthen përgjigje personave që kanë blerë buzëkuqet e tua, por kurrë nuk i dhe një opinion atij që këndoi një këngë veç për ty? Gjithsesi më pëlqen xhaketa jote goce”.

Ndërsa përgjigjia e Rihannës ka qenë një indiferentizëm./CityNews

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.