E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ekspertja: Kosova  mund të jetë Ukraina e re
Lajme

Ekspertja: Kosova mund të jetë Ukraina e re

Hulumtuesja në Fondacionin Amerikan për Mbrojtjen e Demokracive, Ivana Stradner tha se ka shumë gjasa që Kosova të jetë Ukraina e re.

Teksa ka komentuar reportazhin e gazetës britanike “The Telegraph”, ekspertja, e cila disa javë më parë publikoi analizën me titull “Putini dëshiron luftë në Ballkan”, rikthen në vëmendje alarmet e lëshuara nga Inteligjenca Amerikane për rrezik të lartë për tensione ndëretnike në Ballkan dhe frikën e Shtëpisë së Bardhë se Serbia mund të nisë një pushtim ushtarak të Kosovës vitin e kaluar.

Ajo përmend me shqetësim sulmin në Banjskë.

“Ky ishte raundi i parë, ka shumë gjasa që mund të shohim një raund të dytë. Mos harroni që Serbia nuk operon më me tanke dhe avionë. Grupet paramilitare janë shumë të rëndësishme për qëllimet e Vuçiçit për të mohuar përfshirjen”, thekson ekspertja.

Ajo bën thirrje që t’i kushtohet një vëmendje e veçantë operacioneve të forcave speciale serbe, teksa thekson se Amerika dhe Britania e dinë mirë se çfarë po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.