E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash Shehi: RAI i hoqi Ramës llakun mobiljes së kalbur
Lajme

Dash Shehi: RAI i hoqi Ramës llakun mobiljes së kalbur

Ka ngritur një skudo mediatike si ajo në Izrael për raketat. Tani është në panik pasi…

Duke komentuar investigimin e emisionit italian “Report” në RAI,  në News 24, tha se ky emision i hoqi llakun një mobilje të vjetër.

“Çfarë ka bërë Rama me dëshirën për të mbuluar zullumet e veta dhe për të krijuar një imazh të mirë në Evropë. Ky ka ngritur një skudo mediatike si ajo në Izrael që të mos hyjnë raketat. Rai3 i çau skudon dhe janë në panik. A është një gjë e mirë? Si shqiptar nuk më vjen mirë, por ajo që thotë ai zotëria janë 1% e asaj që ndodh në Shqipëri. Sado Rama me të vetët mundohet ta mbulojë, nuk mbulohet pasi ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ndërkombëtarët, disa i blen dhe projektohet imazhi i mirë për Shqipërinë. Ky e ka përthy se kjo është Shqipëria e këtij dhe imazhi është se e ka bërë ky, thua Rama e ka bërë Vjosën. Mbrapa këtij llaku të kotë qëndron një mobilje e vjetër, e kalbur.

Kanë dalë sa të duash, por kjo e Rait bën përshtypje. Ai tha se ka ministra që janë në burg, që është e vërtetë. E vetmja gjë që tha ai se unë nuk e dija që ai italiani i Interpolit ishte në këtë valle. Po të më pyesnin do të tregoja disa të tjera. Në Bashkinë e Tiranës janë gjysma e drejtorëve në burg. Ata po godasin një marrëveshje për të cilën edhe ne kemi dyshimet tona”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.