E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana e para në rajon,  562 persona jetojnë në 1 kilometër katror
Lajme

Tirana e para në rajon, 562 persona jetojnë në 1 kilometër katror

Në Tiranë, 562 persona jetojnë në një kilometër katror.

Sipas të dhënave nga Eurostat, në kryeqytet dendësia e popullsisë për kilometër katror është pesë herë më e lartë sesa mesatarja e vendit. Pas Tiranës, vjen Shkodra, me 251 banorë për kilometër katror, ndërsa Gjirokastra me vetëm 21 banorë/kilometër katror.

Krahasuar me vendet e rajonit, Tirana ka dendësinë më të lartë të popullsisë, pasi me një diferencë të ngushtë, në vendin e dytë është Beogradi (536) dhe Shkupi (536). Edhe si shtet në rajon, Shqipëria ka dendësinë më të madhe të popullsisë për kilometër katror pasi jetojnë 99 banorë. Ndërkohë që në Serbi kjo shifër është 90.5, në Maqedoninë e Veriut 73.7 dhe në Mal të Zi 45.6 banorë për një kilometër katror.

Në rang vendi, Shqipëria renditet në vendin e 21, nga 37 shtete që raporton Eurostat. Rekordin në Europë e mbajnë Malta (1693), Holanda (518), Belgjika (384), Mbretëria e Bashkuar (275) dhe në fund të listës është Islanda, ku gjen vetëm 3.8 banorë në një kilometër katror.

Dendësia e popullsisë në Tiranë dhe Durrës lidhet me migrimin e brendshëm pasi pas viteve ’90, kryeqyteti ka tërhequr mijëra banorë që vinin nga rrethet. Në krahasim me vitin 2012, dendësia e Tiranës është rritur me 18%, ose me 84 banorë më shumë për një kilometër katror. Ndërkohë për gjithë vendin dendësia e popullsisë ka rënë me rreth 2% për të njëjtën periudhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.