E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
15-vjeçarja nga Kavaja,  u rrëfye te psikologia për përdhunimin e babait, ai mohon akuzat
Lajme

15-vjeçarja nga Kavaja, u rrëfye te psikologia për përdhunimin e babait, ai mohon akuzat

Bledar Rako është 48-vjeçari i arrestuar në Golem pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur prej 4 vitesh. Raki  duket se i pëlqen këngëtarët pasi në disa foto në profilin e tij ne FB ka dalë në foto me këngëtarët Gena dhe Stresi.

Psikologia e shkollës ka vënë re se 15-vjeçarja nuk shoqërohej me askënd dhe qëndronte e mbyllur. Për këtë arsye i ka kërkuar të tregojë çfarë i ka ndodhur dhe pas shumë bisedash, vajza i ka rrëfyer se babai e përdhunon prej 4 vitesh.

Por nga frika e kërcënimeve të babait ‘se do ta vriste’, vajza nuk kishte treguar asgjë deri më sot.

Babai i arrestuar i ka mohuar akuzat e vajzës, por do jetë mjekësia ligjore ajo që do kryejë analizat e nevojshme dhe do hedhë dritë mbi këtë ngjarje. 48-vjeçari i cili punon si shitës në një pikë karburanti është baba i 4 fëmijëve.

Adoleshentja ka thënë se babai e kërcënonte se do e vriste nëse ajo tregonte atë se çka ndodhte midis tyre.

Sakaq pritet rezultati i mjekësisë ligjore për të dalë në përfundimin nëse deklaratat e vajzës qëndrojnë apo të të atit që ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me të bijën.

48-vjeçai u arrestua këtë të martë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit”, njofton policia.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale

“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.