E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Gjykata Kushtetuese blen pa garë 5 makina të reja për 190 MLN
Lajme

Edhe Gjykata Kushtetuese blen pa garë 5 makina të reja për 190 MLN

Gjykata Kushtetuese në vend që të japë shembullin e saj në lidhje me zbatimin e ligjit, duket së është bërë pjesë e tenderave të dyshimtë. Ky institucion ka organizuar një procedurë prokurimi me numër reference REF-02086-04-19-2024 që ka si objekt “Blerje automjete”.

Tenderi ka si fond limit shifrën 17,337,094 lekë të reja pa TVSH ose gati 208 milionë lekë të vjetra me TVSH. Mësohet se institucioni në fjalë ka nevojë për të blerë 5 automjete fringo të reja me zero kilometra dhe prodhim i vitit 2023.

Nga këto, 4 autovetura të kalueshmërisë së lartë me tërheqje 4×4 (SUV) dhe 1 autoveturë me 4+1 vende (SEDAN). Pa i hyrë faktit të kostos së lartë dhe nëse duhen blerë apo jo 5 automjete njëherazi, vetë procedura e tenderit krijon dyshime.

Themi kështu pasi kemi të bëjmë me një tender pa garë ku ka marrë pjesë vetëm kompania fituese. Bëhet fjalë për firmën PORSCHE ALBANIA SH.P.K e cila ka fituar për vlerën 15,656,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 190 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse e krahasojmë këtë vlerë me fondin limit të tenderit, figuron se është thuajse sa 90% e tij. Të gjitha sa shqyrtuam më lart ngrenë dyshime se kemi të bëjmë me një procedurë ku fituesi dihej që në fillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.