E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Anila Denaj i fal 2.5 miliardë Yzedin Bozhajt dhe Eral Myftarajt
Lajme

Ministrja Anila Denaj i fal 2.5 miliardë Yzedin Bozhajt dhe Eral Myftarajt

Anila Denaj siç dihet është momentalisht ministrja e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural. Ashtu si edhe “kolegët” e saj të tjerë në krye të institucioneve qeveritare, zonja në fjalë shpërndan paratë e taksapaguesëve shqiptarë në drejtim të xhepave të oligarkëve të tenderave.

Në rastin që do të shikoni sot, Denaj ka dhënë gati 2.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH ndaj dy firmave në pronësi të Yzedin Bozhaj dhe Eral Myftaraj. Tenderi është dhënë nëpërmjet një institucioni në varësi të ministrisë, përkatësisht nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-01898-04-18-2024 dhe me objekt “Rehabilitim i ushqyesit të rezervuarit të Bllacës dhe rehabilitim i rezervuarit të Bllacës (burimi ujor)”. Fondi limit për këtë procedurë është llogaritur në vlerën 220,832,937 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse kontrollojmë dokumentacionin e kësaj procedure, do të shikojmë se të paktën 4 firma të tjera kanë dhënë oferta me vlerë më të ulët sesa fituesit, madje me diferenca që shkojnë deri në gati 1.6 miliardë lekë të vjetra.

Shihet qartë se diferenca është shumë e madhe. Megjithatë fituesit janë shpallur “Shendelli” e Yzedin Bozhaj dhe “METEO” e Eral Myftaraj për shifrën 211,829,499 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër rezulton të jetë ndërkohë sa 96% e fondit limit, duke shtuar dyshimet se fituesit kanë qenë të paracaktuar që në fillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.