E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbappe  i futet “politikës” në Euro2024
Lajme

Mbappe i futet “politikës” në Euro2024

Kapiteni i Francës kërkon votën e të rinjve për t’iu kundërvënë ‘ekstremistëve’: Po trokasin në derën e pushtetit, ne jemi brezi që mund të bëjmë ndryshimin

Kapiteni i kombëtares franceze të futbollit, Kylian Mbappé, u ka bërë thirrje të rinjve të votojnë në zgjedhjet e ardhshme franceze.

mbape

Duke folur përpara ndeshjes hapëse të Francës në Euro 2024, Mbappe paralajmëroi se “ekstremistët janë në portat e pushtetit” dhe tha se donte të ishte krenar për të veshur fanellën e vendit të tij.

“Ne jemi një brez që mund të bëjmë një ndryshim. Ne shohim se ekstremet po trokasin në derën e pushtetit dhe ne kemi mundësinë të formësojmë të ardhmen e vendit tonë”, tha ai.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi zgjedhje të parakohshme në fillim të këtij muaji, pas fitores së krahut të djathtë të Marine Le Pen në zgjidhjet për në Parlamentin Evropian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.