E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori i njohur largohet nga ‘Dance With Me’ pas problemeve shëndetësore
Uncategorized

Aktori i njohur largohet nga ‘Dance With Me’ pas problemeve shëndetësore

Mehdi Malkaj, aktori brilant i skenës dhe teatrit pësoi një lëndim në gju gjatë përgatitjes intensive të koreografive per Dance With Me. Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve nuk ishte e mjaftueshme që ai të rikuperohej plotësisht për të vazhduar garën për çmimin e madh. Ata vendosën që Malkaj duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nga spitali, ai kishte një mesazh për partneren e tij në kërcim, Aurela Hoxha: “Mikja ime e mirë, partnerja ime e shkëlqyer, të kam shumë xhan! Të dua shumë. Më vjen keq që e ndërpret këtu sfidën, por nuk kam ç’bëj, është defekt fizik. Të uroj shumë suksese, rrugë të mbarë në fusha të tjera, në rrugën tënde, në punën tënde, në ëndrrat e tua. Të dua shumë.”

Por, fatmirësisht, mjekët thonë se Malkaj së shpejti do të rikuperohet plotësisht. “Gjuri do të rikthehet në funksion siç e ke pasur më përpara.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.