E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekserja merr rrogë 30 MLN në muaj  nga koncensionarët Allajbeu & Karathanos
Lajme

Sekserja merr rrogë 30 MLN në muaj nga koncensionarët Allajbeu & Karathanos

Skandali i Vjedhjeve të Zyrtarëve të Lartë përmes Tenderave Publikë

Nëna e Shpresa Bellos, e cila ka mbajtur funksione të rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe i ka dhënë koncesionin 130 MLN € të Laboratorëve, Janis Karathanos

Vjedhjet e zyrtarëve të lartë të shtetit përmes tenderave me fondet publike janë të shumta dhe të kamufluara në mënyra të sofistikuara. Për të shpëtuar nga hetimet, këta zyrtarë shpesh punësojnë të afërmit e tyre në kompanitë “fituese”. Një rast i tillë është ai i babait të Alqi Bllakos, i cili, pavarësisht punësimit tek inceneratorët, nuk i shpëtoi hetimeve të SPAK.

Një tjetër rast flagrant që dëshmon se si biznesmenë të ndryshëm kanë shpërblyer me miliona euro të afërm të zyrtarëve të lartë shtetërorë për firmosjen e tenderave dhe koncesioneve, është ai i Nazife Bellos. Nazife Bello, nëna e Shpresa Bellos, ish-funksionare në Ministrinë e Shëndetësisë, ka marrë koncesionin 130 milionë euro për laboratorët për Janis Karathanos, një biznesmen i lidhur me Klodian Allajbeun dhe Sokol Ramizin. Këta dy individë qëndrojnë pas dy koncesioneve të mëdha: laboratorëve dhe hemodializës me vlerë 80.3 milionë euro.

Shpresa Bello, gjatë detyrës së saj si Drejtoreshë e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, dyshohet se ka favorizuar Allajbeun. Ndërkohë, mamaja e saj Nazife Bello, edhe pse në prag pensioni, ka marrë një pagë të jashtëzakonshme prej 30 milionë lekësh në muaj nga kompania Pegasus, e drejtuar nga Janis Karathanos.

Skema e Mashtrimit

Nazife Bello është ish-drejtuese në letra e kompanisë Pegasus, e cila aktualisht drejtohet nga oligarku Janis Karathanos. Kjo kompani ka fituar koncesionin e laboratorëve me vlerë 130 milionë euro. Nazifja, me një pagë mujore prej 30 milionë lekësh si analiste menaxhimi në këtë kompani, është një shembull i pastër i mënyrës se si lidhjet familjare dhe shtetërore përdoren për përfitime personale dhe financiare.

Nazife Bello shërben si ndërmjetëse midis lidhjeve shtetërore të vajzës së saj, Shpresa Bellos, dhe lidhjeve oligarkike me Allajbeun dhe Karathanon. Një pjesë e rrogës së saj në kompaninë e Karathanos është shpërblim për punën e vajzës së saj, e cila bëri që Karathanos të fitonte koncesionin e majmë prej 130 milionë eurosh.

Hetimi i SPAK

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, ndaj Klodian Allajbeut, Janis Karathanos, Shpresa Bello, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe një numër i lartë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh, thuhet: “Përmes këtij kamuflimi, dyshohet se Janis Karathano ka paguar një pjesë të tarifës së korrupsionit në këmbim të koncesionit të paligjshëm, i cili ka dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit dhe ka përvetësuar paratë publike”.

Kjo skemë, ku familjarët përdoren për të fshehur “dhuratat” e fituesve të tenderave, është përdorur edhe nga zyrtarë të tjerë të denoncuar, për të fshehur përfitimet nga shërbime mjekësore që nuk i marrin kurrë qytetarët apo nga inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.