Chuck Norris heq dorë nga aktrimi pas helmimit të gruas, harxhon miliona nëpër spitale
ktori i njohur amerikan, mjeshtri i arteve marciale, Chuck Norris ka hequr dorë nga aktrimi për t’iu përkushtuar bashkëshortes së tij, Gena O’Kelley e cila u helmua dhe rrezikoi jetën gjatë seancave të rezonancës magnetike. Çifti ka vendosur të padisë 11 kompani farmaceutike duke i bërë fajtorë për helmimin nga një agjent kontrasti.
Gruaja e aktorit kreu tre seanca rezonance mangetike për monitorimin e artrit rheumatoid, por ata besojnë se agjenti i injektuar shkaktoi helmimin. Ajo pësoi kriza të forta, iu dëmtua mëlçia dhe truri. Çifti kërkon 10 milion dollarë dëmshpërblim duke thënë se fajtorë nuk janë doktorët, por kompanitë e mëdha farmaceutike që kanë mbajtur sekret efektet anësore së substancës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


