E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata lë në burg të riun nga Kosova, u kap me pistoletë në Rinas
Lajme

Gjykata lë në burg të riun nga Kosova, u kap me pistoletë në Rinas

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg të riun nga Kosova, Daors Gashi, që u kap me armë zjarri në vijën e kalimit kufitar të Rinasit, me destinacion Italinë.

Para togave të zeza ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim sikurse para OPGJ, se çanta ishte e tij, por nuk e ka futur ai pistoletën brenda.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, më datën 20.06.2024, në oren 07:10 gjatë skanimit në pikën e operimit, udhëtarit Daors Gashi, që udhëtonte nga Tirana për në Romë-Ciampino, i është vënë re në dukje imazhi i një arme zjarri pistoletë.

Në lidhje me këtë fakt janë njoftuar shërbimet policisë, të cilët pasi kanë marrë kontakt me punonjësit e sigurisë së skanerit, këta të fundit kanë treguar bagazhin dhe personin që i përkiste bagazhi.

Nga punonjësit e policisë është kryer identifikimi i këtij shtetasi, dhe rezulton se bashkë me këtë shtetas ka qenë duke udhëtuar edhe shtetasi E.H. Nga kontrolli në vijën e dytë, u konstatua se në çantën e shpinës së Gashit ndodhej një armë zjarri e llojit pistoletë e markës “Blo W Mini Mood 2003”, kalibër 8 mm, me krehër brenda të cilit ndodheshin 2 (dy) fishekë.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.