Ky është Janis, “aligatori” i Ilir Beqjes që ka gëlltitur 245 milionë Euro tenderë dhe PPP-në e Laboratorëve
Një nga klientët më të preferuar të kryeministrit Edi Rama dhe klanit të tij mafioz “Beqja-Manastirliu” në Shëndetësi, është Janis Karathano i kompanisë “Pegasus Sh.p.k” dhe i shtatë kompanive të tjera mjekësore.
Një nga klientët më të preferuar të kryeministrit Edi Rama dhe klanit të tij mafioz “Beqja-Manastirliu” në Shëndetësi, është Janis Karathano i kompanisë “Pegasus Sh.p.k” dhe i shtatë kompanive të tjera mjekësore.
Karathano, një emër i njohur në rrethet e biznesit të dyshimtë dhe korrupsionit, përdor shtatë kompanitë e tij si kanale për tjetërsim kapitalesh, transferim dhe pastrim parash, kontrabandë ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore, si dhe trafik droge. Aktivitetet e tij kriminale kanë qenë shpesh objekt hetimi nga Anti-krimi, Anti-trafiku, SHISH, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, por deri më tani, ai nuk është çuar përpara drejtësisë dhe vazhdon të operojë pa pengesa.
Karathano, i njohur gjithashtu si oligarku i Ramés dhe Ilir Beqjes, ka lidhje të ngushta interesash brenda dhe jashtë qeverisë dhe drejtësisë shqiptare.
Këto lidhje i kanë lejuar atij të marrë tenderë dhe koncesione në sektorin e shëndetësisë, të kryejë kontrabandë ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore dhe të dyshohet për trafik droge në ngarkesa ilaçesh. Në 11 vitet e fundit të pushtetit të Edi Ramës, Karathano ka përfituar miliona euro fonde shëndetësie përmes tenderëve pa garë dhe dokumenteve të falsifikuara.
Një nga aspektet më tronditëse të aktivitetit të Karathano është shpërndarja e ilaçeve dhe vaksinave të skaduara dhe pajisjeve mjekësore me defekt në spitalet shqiptare. Ai zbatohet kontratat e furnizimit me vetëm 30-50% të sasive të parapara dhe nuk është prekur nga prokurorët, as nga SPAK në pesë vitet e fundit.
Pavarësisht hetimeve të shumta dhe akuzave për aktivitetet e tij kriminale, Karathano ka mbetur një figurë misterioze për publikun. Nuk ekziston asnjë fotografi publike e tij, gjë që ka ngritur dyshime në vitet 2014-2017 se ai ishte një emër i sajuar nga Ilir Beqja për të fituar tenderët e shëndetësisë. Megjithatë, Karathano është një person real nga Dropulli, me shtetësi greke dhe që jeton në Greqi, ndërsa në Shqipëri përfiton tenderë të shumtë.
Karathano ka në pronësi ose ortakëri shtatë kompani të tjera të regjistruara në Shqipëri, përfshirë “Laboratory Networks”, “AB Laboratory Solutions BV”, “Pegasus-Vet”, “Pegasus-Biocides”, “Labopharma”, “Pegasus Med” dhe “Global Strategic Initiatives”.
Këto kompani përdoren si kanale për tjetërsim kapitalesh, transferim dhe pastrim parash, kontrabandë ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore dhe trafik droge. Aktivitetet e tyre janë hetuar nga Anti-krimi, Anti-trafiku, SHISH dhe Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, por nuk janë çuar përpara drejtësisë.
Gjatë 11 viteve të fundit, Karathano ka përfituar në total 245 milionë euro tenderë dhe PPP-Laboratorët Mjekësor me vlerë 138 milionë euro më TVSH për 10 vite, përmes kompanisë fantazmë “Laboratory Networks” të regjistruar në parajsat fiskale. Në janar 2014, me urdhër të ish-ministrit Ilir Beqja, Karathano mori monopolin e importit të protezave ortopedike dhe të 94 medikamenteve të sëmundjeve të rënda.
Gjatë 11 viteve në pushtet të Edi Ramës, “aligatori” Janis Karathano ka gëlltitur në total 245 milionë Euro tenderë, dhe PPP-Laboratorët Mjekësor me vlerë 138 milionë Euro më TVSH për 10 vite, nëpërmjet kompanisë fantazmë “Laboratory Networks” të regjistruar në parajsat fiskale.
Por Janis, me urdhër të ish-ministrit Ilir Beqja në muajin janar 2014, ka marrë dhe monopolin e importit të protezave ortopedike; të 94 medikamenteve të sëmundjeve të rënda mes tyre dhe të Onkologjikut, si dhe ka 117 medikamente në listën e shitjes me rimbursim.
Maska e Ilir Beqjes e Ogerta Manastriliut në bizneset e Janis Karathano, është Nafize Bello, punësuar si koordinatore të kompania e “Pagasus” me paga mujore 30 mijë Euro dhe 100 mijë Euro shpërblime vjetore; e cila është mamaja e Shpresa Bellos, Drejtoreshë e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
Një nga klientët më të preferuar të kryeministrit Edi Rama dhe klanit të tij mafioz “Beqja-Manastirliu” në Shëndetësi, është Janis Karathano i kompanisë “Pegasus Sh.p.k” dhe i shtatë kompanive të tjera mjekësore.


