E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partnerët, të skandizuar  me kaosin e Spitalit të Traumës
Lajme

Partnerët, të skandizuar me kaosin e Spitalit të Traumës

Spitali Ushtarak i Tiranës ka humbur hierarkinë e ekselencës, fuqinë e kërkimit shëndetësor dhe aftësinë menaxheriale të burimeve të tij. Në kontekstin e tensioneve globale midis Perëndimit dhe Rusisë, NATO ka planifikuar që ky spital të jetë në gatishmëri për emergjenca. Megjithatë, kur një grup auditimi i NATO-s e vizitoi, ata u tronditën nga gjendja kaotike dhe menaxhimi i dobët. Spitali është ndarë midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, me një pjesë të menaxhuar nga efektivë të Forcave të Armatosura.

Raporti zbuloi se emërimet e drejtoreshës Edlira Bode kanë krijuar një grup besnikësh pa rekuizitat profesionale dhe se një pjesë e personelit nuk shkon fare në punë. Gjendja e dhomave dhe mjediseve të trajtimit është skandaloze. Audituesit e NATO-s i kanë kërkuar qeverisë të ndryshojë menjëherë situatën dhe të vendosë një drejtues që të reformojë institucionin. Një dokument rekomandimesh sugjeron rikthimin e profesionistëve dhe menaxhimin e duhur të burimeve, me ndihmën e institucioneve të tjera shtetërore, përfshirë KLSH-në.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.