E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbetën të bllokuar në mal/ Policia i vjen në ndihmë 5 turistëve gjermanë
Lajme

Mbetën të bllokuar në mal/ Policia i vjen në ndihmë 5 turistëve gjermanë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i vijnë në ndihmë 5 turistëve nga Gjermania, të cilët kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qarkullim me automjet.

Sot rreth orës 08:00, është marrë njoftim se 5 turistë nga Gjermania, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Përcëllesh, dhe si pasojë kishin mbetur të bllokuar, me automjetin e tyre, për shkak të terrenit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë organizuar punën dhe iu kanë shkuar në ndihmë turistëve.

Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.