E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot shumë të pasur dhe të famshëm, por dikur këta Vip-a kanë qenë të pastrehë
Uncategorized

Sot shumë të pasur dhe të famshëm, por dikur këta Vip-a kanë qenë të pastrehë

Në përditshmërinë tonë shohim të famshmit e preferuar në televizor që qeshin ose janë të lumtur,  të cilët shpesh na bëjnë që t’i kemi zili.

Jeta e tyre duket perfekte, pa probleme dhe vetëm me emocione të bukura. Ne i shohim duke bërë atë që duan dhe fitojnë miliona si në përralla.

Por shumë prej tyre e dinë nga përvoja personale se nëse nuk vuan nuk fiton. Në galerinë e mëposhtme do të njiheni me të famshmit që dikur kanë qenë të pastrehë por sot janë ndër figurat më të njohura dhe posedojnë pasuri marramendëse.

 

Aktori i famshëm i Guardians of Galaxy nuk ka qenë gjithmonë qendra e universit të femrave. Ai u largua nga shkolla në moshën 17 vjeçare ndërsa fjeti për dy vjet në një furgon dhe çadër plazhi. Chris ishte kamerier në kompaninë Bubba Gump Shrimp, kur një aktore e vuri re dhe e ftoi të ishte në debutimin e saj pas së cilës aktori pushtoi Hollywoodin

 

J Lo është shembull perfekt për të ndjekur ëndrrën pavarësisht kushteve. Ajo ishte 18 vjeç kur u grind me nënën e saj e cila nuk e lejonte të ndiqte një kurs kërcimi. Jennyt iu desh të flinte në divanin e studios së kërcimit për disa muaj deri kur mori një kërkesë për punësim në një serial televiziv

Jim Carrey. Kur babai i tij humbi punën, aktorit të humorit iu desh të jetonte në një makinë udhëtimesh dhe më pas në një tendë, gjatë kohës kur komediani ka qenë në gjimnaz. Carrey ka thënë që pikërisht gjatë këtyre kohëve të vështira financiarisht ai zhvilloi sensin e humorit.

Charlie Chaplin kur ishte 10 vjeç duhet ta siguronte vetë jetën në rrugët e Londrës. Pas vdekjes së babait, e ëma u shtrua në një spital për sëmundje mendore dhe djali i vogël me të vëllanë duhet ta siguronin vetë jetën. Duke qenë që të dy prindërit kishin qenë në biznesin e spektaklit, Chaplin dhe i vëllai vendosën të ndiqnin modelin. Ai ishte një nga aktorët më të mëdhenj të kohës së filmave pas zë

Daniel Craig, James Bond-i ka fjetur në stolat e parkut në Londër. Craig tashmë ka disa filma shumë të vlerësuar në CV në e tij, por kur ende nuk e njihte njeri, agjenti 007 ka fjetur në stola parku. Sot Craig zotëron 65 milionë

Ella Fitzgerald këndoi për presidentin Ronald Reagan në 1981, por para se të bëhej këngëtarja më e mirë e jazzit e të gjitha kohërave, siç e kanë quajtur shumë, Fitzgerald ka qenë e abuzuar nga njerku kur humbi të ëmën në moshë të re. Gjithashtu ka jetuar si e pastrehë deri kur debutoi në Apollo Theater në

Fituesja e Oscarit, Halle Berry ka jetuar në një qendër për të pastrehë. Kur shkoi për herë të parë në Chicago për t’u bërë aktore, Berry ngeli pa para dhe mamaja e saj nuk pranoi t’i dërgonte të holla. Aktorja ka pranuar që gjatë këtyre kohëve të vështira, qëndroi në një qendër për të pastrehët. Në një intevistë për Star Pulse, Berry ka thënë që kjo e mësoi të kujdesej për veten dhe t’i mbijetonte e vetme çdo situate.

Hilary Swank ka jetuar në një makinë për të kursyer për apartamentin. Hilary që ka jetuar në një shtëpi druri në fëmijëri, kur u rrit pak, u zhvendos në Californi me të ëmën për t’u bërë aktore. Para se të merrte role, ato kanë jetuar në një makinë dhe më pas në një shtëpi pa orendi. Aktorja ka fituar dy Oscar në të 30at dhe ka një pasuri që vlerësohet 40 milionë dollarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.