Martohet aktorja e njohur indiane/ Fotoja e dasmës thyen rekord në Instagram
Është martuar ditën e djeshme aktorja e njohur e “Bollywood-it”, Anushka Sharma. 29-vjeçarja lidhi kurorë me kapitenin e skuadrës indiane të kriketit Virat Kohli në Toskanë, Itali. Dasma e tyre ka pushtuar mediat botërore ndërsa vetë çifti ditën e djeshme postuan dy foto nga dasma në profilet e tyre përkatëse.
Foto e Viral Kohlit ka thyer rekord pasi në vetëm disa orë ka arritur 3 milion e 700 mijë pëlqime. “Sot i kemi premtuar njëri-tjetrit të jemi të bashkuar në dashuri përgjithmonë. Jemi të bekuar që e ndajmë këtë lajm me ju. Kjo ditë e bukur ishte më speciale me urimet e të afërmve dhe fansave tanë. Faleminderit që jeni pjesë e rëndësishme jona”, shkruante Viral Kohli në foton e postuar në Instagram.
Një nga fotot që theu rekord këtë vit në Instagram ishte foto e Selena Gomez me 7 milion pëlqime. Përderisa Viral Kohli ka arritur mbi 3 milion në vetëm pak orë, për dy javë para vitit të ri, ai mund ta kalojë Selenën e të renditet në fotot më të pëlqyera në Instagram të vitit 2017.
Po ashtu edhe tashmë bashkëshortja e tij, aktorja Anushka Sharma postoi një foto nga dasma dhe ka arritur 2.9 milion pëlqime në vetëm disa orë./CityNews









Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


