Minstri Ervin Hoxha përgëzoi operacionin e AMP-së
Minstri Ervin Hoxha ka përgëzuar Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK në lidhje me një drejtues policie që kishte kërkuar 20 mijë euro një pronari biznesi. Ministri thotë se ky është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, se do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.
Shefi sektorit kundër narkotikëve vendosi 20 mijë euro gjobë, detaje nga dorëzimi i parave
Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla.
Vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



