E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO-SKANDAL/ Parku natyror i Qafshtamës shndërrohet në landfill mbeturinash
Lajme

FOTO-SKANDAL/ Parku natyror i Qafshtamës shndërrohet në landfill mbeturinash

Parku Natyror “Qafështamë” është një prej zonave të mbrojtura në vendin tonë që ndodhet në verilindje të qytetit të Krujës.

Por ky park që tërheq shumë vizitorë për bukuritë e tij natyrore dhe ajrin e pastër, tani po përballet me një krizë të thellë mjedisore.

Grumbuj të mëdhenj mbeturinash kanë mbuluar zona të konsiderueshme të parkut, duke shkatërruar pamjen natyrore të tij. Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë nga kjo zonë dëshmojnë për një situatë alarmante, ku plastika, qelqi dhe mbetje të tjera të papërpunuara janë shpërndarë në mes të pyjeve të dendura që tani ngjasojnë me vendgrumbullimet e plehrave.

Përveç dëmeve mjedisore, situata ndikon direkt edhe në turizëm. Vizitorët që shkojnë për të shijuar natyrën dhe freskinë e Qafshtamës janë larguar të zhgënjyer nga ndotja.

Vizitorët e parkut bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse. Ata kërkojnë që të merren masat e duhura për pastrimin e parkut, të përmirësohet infrastruktura për menaxhimin e mbeturinave dhe të ndërgjegjësohen vizitorët për rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.