Para disa kohësh një shqiptar u arrestua pasi theu një bankomat dhe shau grekët në shtetin helen. Mirëpo, kjo ngjarje nuk përfundon me kaq.
Mediat greke në atë kohë e komentuan shqiptarin si të dehur dhe në gjendje shoku. Teksa ishte duke u përpjekur që të nxirrte para nga bankomati, shqiptari filloi të bërtiste pasi nuk pati sukses me tërheqjen.
Ai përfundoi në burg pasi e goditi me një gur bankomatin duke thyer ekranin e tij.
Por fatkeqësia e shqiptarit nuk mbaron këtu. Ditën e djeshme sapo ka lenë komisariatin e policisë në Argos një makinë e ka përplasur duke e lënë të plagosur rëndë, shkruan protothema.gr.



