Pas bregdetit, Rama nxjerr në shitje edhe malet për 1 euro
Pasi gostiti të gjithë oligarkët e bregdetit dhe jo vetëm, me prona shtetërore për vetëm 1 euro, tani në prag të zgjedhjeve qeveria po mendon t’i shpërblejë edhe me male.
Kjo nismë ka si qëllim të shfrytëzojë burimet natyrore dhe të mbrojë ekosistemet, duke promovuar një zhvillim të qëndrueshëm në male, por ajo çfarë ka ndodhur deri më tani programin 1 euro ka treguar një realitet krejt ndryshe.
Oligarkët e pangopur duke përfituar nga “zemërgjerësia” e qeverisë kanë zaptuar pronat shtetërore dhe bregdetin duke investuar burime misterioze të ardhurash dhe shkatërruar shumë ekosisteme.
Mbetet për t’u parë se cilët oligarkë do përfitojnë nga privatizmi i pronave shtetërore në zonat malore dhe si do e ‘masakrojnë’ malin për qëllimet e tyre personale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



