Tiranë/Dy persona vjedhin shoferin e taksisë
Dy persona i marrim rreth 200 mijë euro taksistit
Një grabitje është regjistruar këtë të premte në zonën e Ish-Bllokut.
Dy persona, ende të paidentifikuar, i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie.
Autorët u afruan me motor, pa hequr skafandrat thyen xhamin e taksisë, morën çantën me para dhe më pas u larguan.
Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një shumë prej 200 mijë eurosh.
Këto para thuhet se taksiti i mori nga një pikë e këmbimit valutor për t’i transportuar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e bizneseve përreth dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



