E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liderët e Ballkanit Perëndimor në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit
Lajme

Liderët e Ballkanit Perëndimor në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbledhë ditën e sotme në Berlin liderët e Ballkanit Perëndimor në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.

Të pranishëm në takim janë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, nga Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Iniciativa e nisur në vitin 2014 që mori jetë nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel shënon 10 vjetorin e saj. Në samit do bashkohen edhe zyrtarë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, ndërsa në fokus të samitit do jetë thellimin i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, para samitit, kryeministri Edi Rama shprehet optimist se nga samiti, do të sqarohen polemikat e ngritura lidhur me Marrëveshjen e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

“Nesër do të jetë e rëndësishme të… rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s, për të cilin ka patur disa qëndrime kontraverse muajt e fundit por që tani janë kaluar. Ky është përfitimi pozitiv nga Procesi i Berlinit, që na mban të gjithëve në shina” tha Rama.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

Dita nis me pritjen nga kancelari Olaf Sholz në orët e para të mëngjesit për delegacionet, pasi do të jenë të pranishëm edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Hapja do të bëhet nga kancelari gjerman dhe më tej vijohet në orën 10:00 me hapjen e temës së parë, “Bashkëpunimi rajonal dhe tregut të përbashkët rajonal”.

Në pjesën e dytë diskutohet tema e “Gjelbërt, Ligjshmëria dhe Energjia”. Do vijohet me ceremoninë e nënshkrimit, për të kaluar në orën 13:00 në “Diskutimin me përfaqësues të Forumit Rinor dhe Shoqërisë Civile”.

Në orën 14:00, do të mbahet edhe tematika e fundit “E ardhmja e Procesit të Berlinit” dhe në fund konferenca e shtypit.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 16 tetor 2023 në Tiranë, për herë të parë jashtë kufijve të BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.