E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kallëzohen në SPAK, Ndreca, Gjonçaj dhe punonjësit e Gardës
Lajme

Kallëzohen në SPAK, Ndreca, Gjonçaj dhe punonjësit e Gardës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, deputetin e PS-së Plarent Ndrecajn, Genci Gjonçajn dhe punonjësit e Gardës së Republikës.

Grupi i PD-së ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës për Ndrecajn, Gjonçajn dhe punonjësit e Gardës.

Kallëzohen në SPAK, Ndreca, Gjonçaj dhe punonjësit e

Sipas grupit të PD-së ata po pengojnë punën e komisionit hetimor për Shëndetësinë.

Më herët, grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar në komisionin e Etikës marrjen e masave ndëshkimore për Plarent Ndrecajn, Erion Braçen dhe Ilir Metajn.

Kallëzohen në SPAK, Ndreca, Gjonçaj dhe punonjësit e

Po ashtu deputetja e PD-së dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi, kritikoi Kuvendin që ka pranuar kërkesën e socialistëve për të vijuar mbledhjen e ditës së sotme, në të cilën deputetët e opozitës nuk janë të pranishëm dhe si rrjedhojë ajo e quajti nul.

Kallëzohen në SPAK, Ndreca, Gjonçaj dhe punonjësit e

Kallëzohen në SPAK, Ndreca, Gjonçaj dhe punonjësit e

Vokshi, akuza Plarent Ndrecës: Nuk e merr dot peng komisionin për

Deputetja Albana Vokshi e ka quajtur nul mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për Shëndetësinë, ku të pranishëm në mbledhje janë vetëm deputetët e PS-së.

Vokshi u shpreh se Plarent Ndreca nuk mund ta marrë peng komisionin për interesat e tij personale.

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi mori drejtimin e Komisionit Hetimor në Shëndetësi dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje.

vokshi ndrea

Gjithashtu Grupi i PD-së ka kallëzuar edhe sekretarin e Kuvendit, Genc Gjonçaj dhe punonjës të Gardës.

Ata u kallëzuan në SPAK për akuzën “shpërdorim i detyrës”.

Bëhet fjalë për Komisionin Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin të datës 8 Tetor, ku drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetari Ndreca, ndërsa kryetarja Albana Vokshi nuk ishte e pranishme në sallë.

I thirrur për t’u marrë në pyetje në seancën dëgjimore ishte Arben Gjata. Kujtojmë që Plarent Ndreca ka qenë avokat i dëshmitarit Arben Gjata për çështjen e “Sterilizimit”.

0ab64712-489d-4a19-88df-c8cb36c377f1

Ndër të tjera, deputetja theksoi se do kërkohet shtyrja e afateve për komisionin hetimor pasi ka ende dëshmitarë dhe prova që inkriminojnë kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin Ilir Beqaj dhe funksionarë të tjerë.

Pas përfundimit të komisionit hetimor, Vokshi tha se do të depozitojnë kallëzim penal në lidhje me këta funksionarë.

“Do kërkojmë një shtyrje të afatit të Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Të shohim nëse mazhoranca do ta miratojë. Pa u marrë në pyetje gjithë dëshmitarët dhe kanë ngelur pjesa më e rëndësishme, ministra, zyrtarë. Pa u shteruar lista e dëshmitarëve dhe pa u hetuar provat një komision nuk mund të mbyllet.

Opozita është e vendosur të bëjë transparencën. Kemi fakte dhe prova që inkriminojnë zyrtarë duke nisur nga Rama, Beqja dhe Manastirliu funksionarë e të tjerë të përfshirë në afera kriminale, në përfundim të afatit do të depozitojmë kallëzime penale.

Mbledhja e sotme është nul.

Nuk mund të shkojmë në një mbledhje të sajuar. Nuk e merr dot peng Plarent Ndreca për hallet e tij personale”, tha Vokshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.