E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Noizyt i refuzohet viza amerikane
Lajme

Noizyt i refuzohet viza amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë refuzuar vizën reperit Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.

Reperi u arrestua, e pas disa kohësh u la i lirë pasi pagoi një shumë prej 50 mijë euro si garanci për lirimin e tij.

Por duket se kjo çështje i ka hapur probleme Noizy-t,  ai nuk lejohet të hyjë në SHBA për shkak të rastit penal, i cili është i hapur në Kosovë. Sipas mediave, Noizy u përpoq të udhëtonte për në SHBA nga Greqia, por ndalimi i hyrjes ishte rezultat i akuzave që e rëndojnë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që shumë shpejt të jem pranë jush”, ka shkruar Noizy.

Noizy ishte i përfshirë në rrahjen brutale të Medi Isenit më 2 gusht në Pejë dhe, pas kësaj ngjarjeje, u arratis nga Kosova. Ai u arrestua në Shqipëri pesë ditë më vonë, në Shëngjin, dhe u mbajt në burg deri më 16 gusht, kur Gjykata e Durrësit e liroi atë pas ofrimit të një garancie prej 50 mijë eurosh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.