E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dy viktima dhe dy të plagosur
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dy viktima dhe dy të plagosur

Ditën e sotme nga të shtënat me armë zjarri, ku dyshohet se ka 2 të vrarë dhe 2 të plagosur. Në vendin e ngjarjes ndodhen 5 autoambulanca. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dobraç, në afërsi të “5 Heronjve të Vigut”, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një përplasje me arma mes dy grupeve. Në pamje shihen persona të shtrirë në tokë, si dhe një automjet i bërë shoshë nga plumbat dhe i përplasur me një mur.

Muajt e fundit, rrethi i Shkodrës ka qenë në krye të listës sa u takon atentateve dhe vrasjeve. Ngjarja më e rëndë ishte ajo që ndodhi më 30 gusht, ku në një lokal u vra Elis Rroshkodoli, 36 vjeç. Ai u qëllua me 14 plumba, teksa më pas u arrestua një 26-vjeçar dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij.

Tronditet Shkodra/ Të shtëna me armë zjarri në

Më 7 shtator, boksieri i njohur i Vllaznisë Arjon Kajoshi i shpëtoi një atentati në rrugën “Partizani” të Shkodrës. 27-vjeçari lëvizte me fuoristrade ‘Range Rover’. Ai u qëllua me 4 plumba pistolete, por shpëtoi pa lëndime dhe u largua me vrap në lagjen Rus. Ndërsa policia ka mundur te identifikoje menjëherë autorin, Alban Bruci. Shkak i atentatit të dështuar dyshohet se ishte hakmarrja.

Ngjarja e radhës ndodhi më 8 shtator. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në fshatin “Golem” ku Mario Kroni plagosi me armë zjarri, 29-vjeçarin Renaldo Kola.

Më pas pati një shpërthim tritoli në Vuan e Dejës. Sot kemi ngjarjen e radhës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.