E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua pasi regjistroi një pronë me dokumente false, ish-drejtori i Kadastrës është djali i tezes  së….
Uncategorized

U arrestua pasi regjistroi një pronë me dokumente false, ish-drejtori i Kadastrës është djali i tezes së….

Ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, i cili u arrestua sot për shpërdorim detyre, pasi ka regjistruar një pronë me dokumente false, rezulton se ka lidhje familjare me deputeten e PL-së, është djali i tezes së Kryemadhit.

Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim: Bledar Zerba me detyrë jurist në ASHK Durrës, Leandro Dervishi me detyrë hartograf në ASHK Durrës dhe Arta Demiraj, përfituese.

Nga hetimi ka rezutuar se 44-vjeçarja, banuese në Tiranë, në bashkëpunim me tre punonjësit e ASHK-së Durrës kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.