FOTO e të plagosurit/ Sherri mes dy të rinjve në “Qytetin Studenti”

Gazetari jep detaje: 20-vjeçari ka marrë disa plagë në krahë, gjoks dhe kembë
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me thikë në “Qytet Studenti”, mes dy personave.
Burime bëjnë me dije se plagosja ka ardhur si pasojë e një konflikti banal me motivin “pse më sheh shtrembër”.
“Përse me bllokove rrugën, përse më sheh shtrembër”, mësohet ti ketë thënë autori Ajdin Ajvazi, 20-vjeçarit Aron Demiraj i cili mbeti i plagosur.
Fillimisht, ata kanë debatuar me tone të ashpra, më pas janë përleshur dhe autori e ka plagosur me thikë 20-vjeçarin.
Pasi e ka sulmuar disa herë me thikë, Ajvazi është larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes dhe rreth 30 minuta më pas është arrestuar.
“Të dy janë student, kanë pasur një konflikt për motive të dobëta. I riu 19-vjeçar ka plagosur me thikë 20-vjeçarin i cili ka marrë tetë plagë. Për momentin ndodhet në gjendje stabël. Konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali”, raporton gazetari ynë. Dyshohet se fillimisht të rinjtë janë konfliktuar fizikisht, më pas 19-vjeçari me iniciale A.A., e ka goditur 20-vjeçarin tre herë më thikë dhe është larguar me vrap.
“Policia ka konfirmuar se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ka pasur edhe persona të tjerë, që kanë dhënë dëshminë. Dyshohet se fillimisht janë konfliktuar fizikisht, më pas 19-vjeçari e ka goditur tre herë më thikë. Më pas autori është larguar me vrap. Ngjaja ka ndodhur afër një universiteti privat”, tha ai.
Njofitmi i policisë
Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


