E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zhegrova k jep fitoren Lille-s, por largohet nga fusha i dëmtuar
Sport

Zhegrova k jep fitoren Lille-s, por largohet nga fusha i dëmtuar

 Edon Zhegrova është kthyer në protagonist të padiskutuar te skuadra e Lille.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës i dhuroi ekipit të tij 3 pikët në përballjen ndaj Rennes këtë të shtunë.

Ndeshja e javës së 12-të të Ligue 1 u mbyll me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të kësaj sfide që u shënua nga Zhegrova në minutën e 45’.

I asistuar nga Jonathan David, sulmuesi “dardan” gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dha avantazhin, por njëkohësisht edhe fitoren skuadrë së Lille.

25-vjeçari zhvilloi një sfidë shumë të mirë për plotë 87 minuta, teksa u detyrua që të zëvendësohej në minutën e 87’ për shkak të një dëmtimi, duke trembur trajnerin Genesio.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Lille që momentalisht renditet në vend të katërt me 22 pikë, teksa Rennes renditet në vend të 15-të të Ligue 1 me 11 pikë.

Vlen të theksohet se ky është goli i katërt i Edon Zhegrovës për këtë sezon të Ligue 1, teksa në nëntë ndeshje ka dhuruar edhe një asist.

Megjithatë, pas ndeshjes, te Lille tashmë të gjithë janë në ankth, për të mësuar se sa i rëndë mund të jetë dëmtimi i Edon Zhegrovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.