E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Celibashi si Peleshi e Klosi pas  takimit me  presidentin: Rekomanduam datën 11 Maj
Lajme

Celibashi si Peleshi e Klosi pas takimit me presidentin: Rekomanduam datën 11 Maj

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, pas takimit me kreun e Shtetit, Brajam Begaj në Presidencë, është shprehur se ka propozuar datën 11 Maj për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Gjithashtu edhe Partia Socialiste ka propozuar datën 11 Maj, por Ilirjan Celibashi sqaroi se nuk shikojnë axhendën politike, por duan kohë për t’u përgatitur për votimet, për shkak se risi në këto zgjedhje është vota e diasporës, ndërsa votimi elektronik nuk është përcaktuar akoma nga palët se ku do të bëhet.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashki theksoi se edhe pse propozimi i tij “mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje”.

“Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11, edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje.

Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, tha kreu i KQZ-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.