E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai hetues i BKH-së, nëna pjesë e SPAK-ut, ky është personi i dytë në vrasjen e Martinit
Uncategorized

Babai hetues i BKH-së, nëna pjesë e SPAK-ut, ky është personi i dytë në vrasjen e Martinit

Të tjera detaje janë zbardhur nga skandali ku është përfshirë me dashje, Policia e Shtetit, në lidhje me autorin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçajt.

Pasi u bë e ditur se autori i dytë, i cili është ende i lirë, është djali i një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit, tani është mësuar se edhe nëna e djalit është pjesë e SPAK, si punonjëse e administratës.

Burime ekskluzive për JOQ kanë zbuluar skandalin në vrasjen e Martin Canit, ku një prej të miturve është lënë i lirë.

Image

Emri që është fshirë nga Policia e Shtetit është Kledion Bejkaj, shoku i autorit të vrasjes Mario Prelleshaj.

Bejkaj nuk është ndaluar nga policia, pasi policia pretendon se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim, ndërkohë që të kundërtën ka treguar i plagosuri Luis Meçaj.

JOQ zbulon se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

Image

Sipas grupit hetimor, është arritur në përfundimin se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur një bashkëpunëtor në ngjarje, por në deklaratën e marrë nga OPGJ, Kledion Bejkaj ka shoqëruar Mario Prelleshajn në sulmin ndaj viktimës.

Bejkaj është denoncuar publikisht edhe nga i ati i Luis Meçajt, i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin. Ndër të tjera ai ka thënë se 14-vjeçarin, prindërit me influencë në BKH, po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.