E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mandati i Xhaçkës në Komisionin e Venecias
Lajme

Mandati i Xhaçkës në Komisionin e Venecias

Komisioni i Venecias merr sot në shqyrtim mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka. Në seancën e sotme plenare të Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit i njohur si Komisioni i Venecias do të shqyrtohet kërkesa e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë.

Shumica e shikon një ngërç të krijuar në marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese, për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.

Po ashtu Venecias i kërkohet të thotë se cili është mekanizmi, nëse ka, për të detyruar deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar (pro, kundër, abstenim)?

Venecia gjithashtu duhet ti tregojë Kuvendit të Shqipërisë, a mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë normë të re kushtetuese, e cila nuk ka lidhje me kompetencën e saj interpretuese të një norme në fuqi?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.