Bajrami do të jetë pjesë e Benfica-s

Adrian Bajrami do të vazhdojë te jetë pjesë e skuadrës së Benfica-s. Klubi portugez ka njoftuar rinovimin e kontratës me mbrojtësi deri në vitin 2029.

Kontrata e mbrojtësit 22-vjeçar ishte e vlefshme deri në vitin 2026, por palët kanë firmosur zgjatjen e bashkëpunimit edhe për tre sezone të tjera.

Bajrami është pjesë e Benfica-s nga viti 2018, duke luajtur fillimisht me të rinjtë dhe për të mbërritur tek ekipi i parë.

Futbollisti është pjesë e Shqipërisë, ndërsa pret të luajë me fanellën kuqezi në ndeshjet e ardhshme, ndonëse konkurrenca është e madhe.

Publikuar nga Publik Media