E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Petrelë/Arrestohet pronari i linjës së prodhimit të vajit
Lajme

Petrelë/Arrestohet pronari i linjës së prodhimit të vajit

Makineria e prodhimit të vajit të ullirit i këputi dorën dhe burri humbi jetën

Policia në Tiranë ka arrestuar pronarin e një kapanoni për prodhimin e vajit të ullirit.

Kjo, pasi dyshohet se në objektin, që ai kishte në pronësi, një punëtor, duke punuar ka humbur jetën.

“Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë shtetasit:

Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Dje, u njoftua se 65-vjeçarit i kishte këputur dorën makineria e përpunimit të vajit të ullirit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.