E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli i  GJKKO lë në burg Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn
Uncategorized

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn

Gjykata e posaçme rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt për zbutje të masës së sigurisë, nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie”.

Gjyqtarja e çështjes pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen me 3 muaj të afateve hetimore dhe të paraburgimit për të akuzuarit.

Gjatë seancës, ish drejtori i SASPAC Ilir Beqaj dhe avokati mbrojtës Ermal Yzeiraj ishin dakord me zgjatjen e afateve hetimore dhe kërkuan të kryhen disa hetime shtesë, por ndërkohë këmbëngulën në ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas gjykatës, masa nuk mund të ndryshojë në këtë fazë, pasi ka dyshime që të hetuarit mund të largohen nga territori.
Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj u arrestuan në datë 4 korrik të këtij viti me urdhër të SPAK, lidhur me hetimet për dosjen e SASPAC, ku Beqaj dyshohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Evropian në kohën kur ishte në krye të kësaj agjencie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.