E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12 vjeçarit në Maliq
Lajme

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12 vjeçarit në Maliq

Spitali pa mjek kardiopediatër

Pas ngjarjes së rëndë, ku vdiq një 12-vjeçar nga Pocesta e Maliqit, Prokuroria e Korçës ka nisur hetime mbi shkaqet e ngjarjes.

Burime nga Spitali Rajonal i Korçës bëjnë të ditur se pas ndihmës sipas protokollit mjekësor, 12-vjeçari u transportua nga Spitali i Korçës për ekzaminime dhe ndihmë mjekësore më të specializuar në kryeqytet.

Saktësohet nga burimet që rasti është ndjekur me përparësi në spitalin e juglindjes nga personeli shëndetësor.

Por paraprakisht dihet që në Spitalin e Korçës nuk ka mjek kardiopediatër.

Sipas burimeve nga spitali, 12-vjeçari pasi ka pasur një stabilizim shëndetësor, më 31 dhjetor, me dëshirën e familjarëve dhe të tij, është larguar nga spitali.

Gjatë qëndrimit ai është mjekuar me antibiotikë, perfuzione dhe ilaçe për barkun. I gjithë mjekimi është ngritur mbi rezultatet e analizave.

Në datë 7, kur ai është paraqitur përsëri në urgjencën spitalore të Korçës, është bërë stabilizimi i gjendjes shëndetësore, edhe pse u paraqit në situatë shumë të rënduar në spital.

Për shkak të simptomave, të cilat janë të njëjta për disa diagnoza, u bë e mundur të niset në kryeqytet për mjekim të specializuar dhe për ekzaminime të thelluara shëndetësore.

Gjatë natës në spitalin e kryeqytetit, ai ka pasur përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.