E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Bankers Petroleum’   të gjejë vend tani, erdhi prokurorja e re
OP-ED

‘Bankers Petroleum’ të gjejë vend tani, erdhi prokurorja e re

Naim Noka

Duket se ka vërtet konflikt interesi dhe mezi e ka pritur të ikte Llalla nga zyra e Kryeprokurorit dhe të riktheheshe me padurim në atë zyrë që kishte disa muaj pa shkelur që kur ish prokurori Llalla i tregoi publikisht se ambasadori Lu kishte konflikt interesi me një kompani nafte.

Krahasimi nuk qëndron për një “republikë bananesh” si vendi ynë por imagjinojeni sikur ambasadori shqiptar në USA të shkonte turravrap tek Kryeprokurori amerikan…  ditën e dytë pas emërimit dhe prokurori amerikan ta priste tek dera me pompozitet… dhe me media qe e presin tek porta kryesore….

Pse me ngut kjo vizitë e ambasadorit, i cili në historinë  e ambasadorëve amerikane që kanë shërbyer në vendin tonë, është në kuotat më të ulëta  të besueshmërisë kjo falë qëndrimëve që ka mbajtur.

Ambasadori ndoshta ka shkuar për të orientuar prokuroren Marku për ecurinë e firmës së naftës Bankers Petroleum’ në Marinzë ose ka shkuar të tregojë transferimet e prokurorëve nëpër prokuroritë e rretheve ose të mbështesë Ramën duke i kërkuar që të procedohen sa më shpejt deputetët e opozitës dhe protestuesit që “shkatërruan” pronën publike.

Marku ka dalë te dera për ta pritur ambasadorin, sigurisht mbështetjen dhe ekspertët amerikanë që nuk kanë munguar asnjëherë pranë prokurorisë shqiptare edhe prokurorja Marku e do dhe e ka të nevojshme. Pritja pompoze tregon forcën dhe bekimin e ambasadorit Lu dhe me këtë rast  u tregohet shqiptarëve se ju jeni skllevër që tjetërkush vendos për fatet tuaja dhe të institucioneve tuaja kukulla …

Sot prokuroia pas kësaj vizite do të jetë më e fortë, do luftojë krapin e liqenit të Shkodrës, levrekun e detit të Durrësit, dhe ngjalat e Lezhës…

Ndërsa kompania  naftënxjerrëse ‘Bankers Petroleum’ në Marinzë,  të gjejë vend e të futet tani që erdhi prokurorja e re.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.