Të paprekshmit si Erzen Tola

Elona Caslli

Në insitucionet shqiptare punonjësit ndahen në dy kategori; Të prekshëm dhe të paprekshëm.

Të prekshmit janë individë në nivel speciliasti që iu vëzhgohet akrepi i orës tetë nga drejtori dhe përgjegjësi. Ndërsa të paprekshmit janë në nivel përgjegjësi dhe drejtori që nuk iu vëzhgohet asgjë.

Kur je i paprekshëm në një institucion, ti mund të bësh gjithçka dhe mund të mos dënohesh për asgjë.

Kur je i paprekshëm në një institucion, mund ta dëmtosh institucionin në vetë të parë dhe titullari i institucionit sajon një term të ri posaçërisht për ty. Ky term quhet ” Vërejtje miqësore”.

Kur je i paprekshëm në një institucion, mund të vijnë edhe raporte edhe udhëzime nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që citojnë faktin se ti nuk mund të jesh më pjesë e shërbimit civil si në rastin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Arsimit, por titullari i institucionit në këtë rast Ogerta Manasterlliu, sfidon Kontrollin e Lartë të Shtetit duke ruajtur paprekshmërinë e Erzen Tolës.

Erzen Tola është në çdo institucion shqiptar. Erzen Tola është identikiti tipik i punonjësit që është nën mbrojtjen e të Madhit në institucion.   

E nëse je nën mbrojtjen e të Madhit në institucion ti mund të dreqosësh gjithçka dhe të mos dënohesh për asgjë.
E nëse nuk je nën mbrojtjen e të madhit në institucion, ti mund të rregullosh gjithçka dhe të dënohesh për asgjë.

Post Scriptum- Dilema që lind teksa sheh një ministre të sfidojë raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit është; Ministria e Arsimit është një Geto apo një Prokurë e Dijes nga taksapaguesit shqiptarë?!

Elona Caslli

Publikuar nga Publik Media