SPAK arreston kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj!
Shiko videon🎥
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Gjithashtu mësohet se është lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa.
Veliajt mësohet se i është komunikuar masa e arrestit brenda zyrës së tij në Bashkinë e Tiranës, nga agjentët e BKH-së, më pas e kanë shoqëruar për në Blloku i Sigurisë. Aktualisht kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ndaj kryebashkiakut, Prokuroria e Posaçme SPAK, ka ngritur disa akuza.
Foto: Shoqërimi i Veliajt nga agjentët e BKH-së:



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



