E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i NATO-s viziton nesër Prishtinën
Lajme

Kreu i NATO-s viziton nesër Prishtinën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të zhvillojë një vizitë në Prishtinë, së bashku me një delegacion të lartë.

Lidhur me këtë vizitë, Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura të sigurisë.

“Me datën 10 dhe 11 mars 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë një delegacion i lartë i NATO-s i kryesuar nga sekretari Gjeneral i saj, z. Mark RUTTE.

Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”,thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.