Flet e mbijetuara nga tragjedia në Koçan duke rrëfyer tmerrin: Të gjithë nisën të vrapojnë

Nuk po gjejmë motrën!

Marija Taseva, 20-vjeçarja e cila mbeti e lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit, tregon momentet kur ka shpërthyer zjarri. E tronditur, ajo shprehet se ka rënë përtokë teksa po dilte jashtë. E reja tregon momentet e tmerrit, teksa shprehet se të gjithë filluan të vraponin jashtë teksa përpiqeshin të shpëtonin.

20-vjeçarja shprehet se motra e saj nuk gjendet dhe ende nuk dihet nëse ka humbur jetën ose jo.

“Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë përpiqeshin të shpëtonin veten. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva për mediat vendase.

Babai i saj thotë se nuk ka asnjë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe.

Publikuar nga Publik Media