VIDEO/ Po vjen Chris LaCivita!
Opozita ndez motorrët e fushatës!
Ta bëjmë Shqipërinë Madhështore!
Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i ShBA-ve, ka reaguar me anë të një video në krah të kreut të PR-së, Fatmir Mediu gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Amerikë.
‘Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem sërish’, thotë LaCivita, duke i dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama dhe enturazhit të tij mediatik që gjatë ditëve të fundit janë shqetësuar se përse nuk e kanë parë në Tiranë.
‘Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!’, shprehet LaCivita.
Kujtojmë se Chris LaCivita do drejtojë fushatën e Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve të 11 majit, ku ka premtuar se Sali Berisha do të bëhet për herë të tretë Kryeministër i Shqipërisë dhe Edi Ramën e quajti ‘kukull të Soros’.
Përshëndesim të gjithë ata që i kishte marrë malli për të dëgjuar emrin Chris LaCivita, një strateg që nuk erdhi për të bërë show, por për të ndihmuar në ringritjen e një alternative të vërtetë për vendin,- shkruan Ina Zhupa duke publikuar dhe një video të LaCivitas me Fatmir Mediun.
Një betim se do të rikthejmë dinjitetin në politikë, lirinë në media, ndershmërinë në drejtësi dhe shpresën në çdo familje shqiptare.
Sepse Shqipëria ka gjithçka për të qenë një vend i madh: njerëz punëtorë, të rinj të shkëlqyer, gra të forta, një diasporë të palodhur dhe një histori që frymëzon krenari. Ajo që mungon, është vullneti për ta udhëhequr drejt së ardhmes, jo për ta mbajtur peng në të shkuarën.
Një betejë që nuk është për karrige, por për vendin.
Dhe bashkë me ju, do ta bëjmë këtë vend të madh – jo nesër, por tani.
Sepse Shqipëria s’mund të presë më.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



