E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si po shpërdorohen 40 milionë euro për veshjet e Policisë dhe Gardianëve në Shqipëri
Lajme

Si po shpërdorohen 40 milionë euro për veshjet e Policisë dhe Gardianëve në Shqipëri

“Uniformat e Aferës”

Nga: Publik.al | Investigim

Dy tendera gjigantë me një vlerë totale rreth 40 milionë euro janë hapur së fundmi nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), institucion në varësi direkte të Kryeministrisë. Qëllimi? Blerja e uniformave për Policinë e Shtetit dhe Drejtësinë Penale, por skemat dhe shifrat pas këtyre procedurave flasin për një tjetër aferë të rëndë financiare.

Historia e përsëritur e një skeme abuzive

Kujtojmë se vetëm disa vite më parë, tenderët për uniforma përfunduan në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe rezultuan me ndalimin e 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për manipulime dhe favorizime në prokurim. Asokohe, çmimi për veshjen e një polici kapte shifrën 2.800 euro, një shifër tashmë e tejkaluar, meqë sot po flasim për 3.900 euro për një gardian dhe 2.400 euro për një efektiv policie.

Si u shpërblyen skemat problematike me më shumë para?

Pas skandaleve dhe hetimeve, prokurimet nuk u besohen më Ministrisë së Brendshme apo Drejtorisë së Burgjeve, por janë transferuar te OBP, që duhej të ishte garancia për integritet. Por në vend të transparencës dhe eficiencës, kemi përballë një rritje të frikshme të kostove, pa asnjë argumentim teknik.

Sipas dokumenteve zyrtare:

• Tenderi për Policinë e Shtetit kap vlerën 2.724.218.857 lekë (rreth 26 milionë euro). Shqipëria ka rreth 11.645 efektivë policie, që do të thotë se çdo punonjës kushton 236.515 lekë (rreth 2.400 euro) për t’u veshur.

• Tenderi për gardianët arrin në 1.390.769.925 lekë (rreth 14 milionë euro), për rreth 3.600 punonjës të sistemit penitenciar, çka i bie afërsisht 3.900 euro për efektiv – një shifër absurde për veshje që nuk janë as luksoze, as teknologjikisht të sofistikuara.

“Veshje firme apo veshje skeme?”

Nuk bëhet fjalë për uniforma të prodhuara në ndonjë vend perëndimor, as për pajisje taktike të nivelit të lartë. Bëhet fjalë për veshje fasonerie, të cilat shumë shpesh janë blerë me çmime të fryra dhe cilësi të dyshimtë. Në të shkuarën, tenderë të tillë kanë qenë objekt i dosjeve penale, me akuza për lobime politike, korrupsion dhe favorizime klienteliste.

A do përsëritet skema e Saimir Tahirit?

Në kohën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, prokurimet për uniforma u karakterizuan nga përplasje të forta politike dhe institucionale. Ish-zëvendësi i tij, Fatmir Xhafaj, anuloi disa procedura të hapura, duke ngritur dyshime për garë të paracaktuar.

Tani që tenderët janë në duart e një institucioni pranë Kryeministrisë, lind pyetja: A është kjo një përpjekje për të kontrolluar më mirë skemën e vjetër, apo për ta maskuar atë me një firmë të re?

Ku janë specifikimet teknike?

Për të justifikuar kostot marramendëse, OBP nuk ka bërë publike specifikimet teknike të uniformave. Çfarë përmbajnë ato? A ka ndonjë element që e justifikon këtë çmim për veshje që zakonisht kushtojnë një fraksion të kësaj shume në tregun e lirë?

Një sistem që ka dështuar të garantojë integritet në të shkuarën, sot ka marrë më shumë fuqi dhe më shumë para. Në vend që të kemi transparencë dhe eficiencë, kemi kostot më të larta ndonjëherë për uniforma policie dhe gardianësh, në një vend me të ardhura mesatare më të ulëtat në Europë.

Kësaj herë, procedurat janë bërë nga OBP, një institucion në varësi direkte të Kryeministrisë, pasi procedurat e policisë dhe burgjeve janë hetuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzime të rënda.

Madje, ka pasur edhe arrestime dhe procedime.

Por, duket se financat kanë rënë nga “shiu në breshër”. Me një vendim të beftë, ky Operator ka shtuar në maksimum kostot për policët dhe gardianët.

 1 polic është rreth 2400 euro.

Ndërkohë, për të veshur 1 gardian kostoja shkon në plot 3900 euro. Shifra të frikshme, pasi nuk bëhet fjalë për veshje firmato por për veshje fasonerie, ku shpeshherë tenderët e ngjashëm kanë qenë objekt i dosjeve penale.

SKANDALI i RI/ “Hapen tenderët 40 milionë euro”, 2.400

 Njoftimi i tenderit që ka hapur OBP për veshje për Policinë e Shtetit

Ndërkohë, në vitin 2021, SPAK-u hapi një hetim dhe ndaloi 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Tenderi u shty disa herë, duke ndryshuar edhe kriteret deri sa zyrtarët shpallën firmën e tyre të preferuar. A do të ndodhë edhe kësaj here e njëjta skemë?!

Në atë kohë, kostoja për 1 polic ishte 2.800 euro, por historiku i këtyre tenderëve gjithmonë ka qenë problematik dhe me lobime të fuqishme.

Firmat kanë nga pas ose të fortët e bandave ose politikanë që kërkojnë që ta fitojë firma e tyre. Përplasja më e madhe ka qenë në kohën e Saimir Tahirit, i cili hapi disa procedura dhe pas ikjes së tij, zëvendësi Fatmir Xhafaj i anuloi.

SKANDALI i RI/ “Hapen tenderët 40 milionë euro”, 2.400

Njoftimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për tenderin e uniformave të gardianëve

Në të njëjtën kohë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur një tjetër procedurë kësaj herë për të veshur policët e burgjeve. Vlera e akorduar është plot 1.390.769.925 lekë ose rreth 14 milionë euro.

Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë, ku të gjithë sistemet peniteciare kanë rreth 3500 deri në 3700 efektivë, rezulton se kostoja për të veshur një gardian është plot 3900 euro. Një shumë dukshëm më e lartë se ajo për të veshur policët, teksa OBP nuk ka dhënë specifikimet përkatëse.

Por, ashtu siç ka ndodhur edhe me tenderët e policëve, akuza ka pasur edhe në këto procedura, disa të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.