E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden, diagnostifikohet me kancer në prostatë
Lajme

Ish-presidenti i SHBA-së, Joe Biden, diagnostifikohet me kancer në prostatë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është diagnostikuar me kancer në prostatë, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij ditën e sotme.

Biden, 82 vjeç, u diagnostikua të premten, pasi javën e kaluar iu drejtua mjekut për shkak të disa simptomave urinare.

Sipas zyrës së tij, kanceri karakterizohet nga një rezultat Gleason 9, me metastaza në kocka, çka do të thotë se bëhet fjalë për një formë më agresive të sëmundjes.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Biden dhe familja e tij janë duke shqyrtuar opsionet e mundshme të trajtimit. Zyra e ish-presidentit shtoi se kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, që do të thotë se, me shumë gjasë, mund të menaxhohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.