Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Xrwma Trump 4

Një moment tensioni shpërtheu gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga presidenti amerikan, Donald Trump, kur një gazetar guxoi të ngrinte një pyetje rreth një dhurate luksoze të bërë nga Katari – një aeroplan Boeing 747-8.

Pyetja u prit me nervozizëm nga lideri amerikan, i cili nuk hezitoi ta ndërpresë gazetarin dhe më pas ta përzë nga salla, duke e cilësuar pyetjen si “provokuese dhe të panevojshme”.

“Ti duhet të zhdukesh që këtu. Çfarë lidhje ka kjo me aeroplanin e Katarit? Hesht. Hesht. Nuk ke më të drejtë të bësh pyetje”, tha 78-vjeçari dhe më pas sulmoi edhe  kanalin NBC, “kjo është përpjekje e NBC për të devijuar temën. Je një gazetar i tmerrshëm. Nuk i ke aftësitë që duhen për të qenë gazetar, nuk je mjaftueshëm i zgjuar”.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të mbrojtjes kanë konfirmuar zyrtarisht se Pentagoni ka pranuar aeroplanin e përmendur, i cili është një nga mjetet më të avancuara në botë për transportin ajror të udhëheqësve shtetërorë.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, Sean Parnell, vetë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka nënshkruar dokumentet e pranimit zyrtar të aeroplanit, duke e quajtur atë “një mjet strategjik për nevojat logjistike dhe sigurinë e presidentit”.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka pranuar një Boeing 747 nga Katari që Presidenti Donald Trump do ta përdorë pasi Pentagoni ta përmirësojë atë për të përfshirë “masat e duhura të sigurisë dhe kërkesat e misionit funksional”, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Mbrojtjes.

“Sekretari i mbrojtjes ka pranuar një Boeing 747 nga Katari në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret federale”, tha zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, në një deklaratë të mërkurën. “Departamenti i Mbrojtjes do të punojë për të siguruar që masat e duhura të sigurisë dhe kërkesat e misionit funksional të merren në konsideratë për një avion të përdorur për të transportuar presidentin e Shteteve të Bashkuara.”

Publikuar nga Publik Media