Në prag të një prej sfidave më të ndjeshme dhe më të shumëpritura të Kombëtares shqiptare, portieri Thomas Strakosha ka ndarë mendimet e tij për atmosferën në ekip, rëndësinë e përballjes ndaj Serbisë dhe mesazhin e tij për tifozët kuqezi. Me një ton të qetë dhe të përqendruar, gardiani i portës kuqezi thekson se kjo sfidë nuk është një provë personale, por një test kolektiv për të gjithë skuadrën, ndërsa tregon respekt për emocionet e tifozëve pa humbur fokusin tek objektivi final: kualifikimi për në Kupën e Botës 2026. Në këtë intervistë, Strakosha flet edhe për cilësitë e kundërshtarit, forcën e grupit shqiptar dhe domosdoshmërinë për të mësuar nga gabimet e së kaluarës.
Përballë do të kemi një kombëtare shtatlartë, si e shikoni këtë provë në aspektin personal?
Nuk e shikoj personalisht, por si provë e gjithë grupit. Edhe ne kemi cilësi dhe e dimë që do ta përballojmë mirë Srbinë.
Si p e përjeton grupi këtë ndeshje, sepse nuk është si gjithë ndeshjet e tjera?
Deri tani po shikoj që çunat janë përgatitur mirë me emocione si në çdo ndeshje, ndërsa për tifozët është ndryshe. Duam t’i gëzojmë të gjithë tifozët me një fitore.
A keni një mesazh të veçantë për tifozët?
Tifozët e kanë treguar se nuk është një ndeshje siç kemi luajtur gjithmonë, por ne e shohim vetëm nga ana sportive, vlen tri pikë si ndeshje e tjera. Ne duam të shkojmë në botëror dhe duam ta realizojmë këtë ëndërr. Çdo shqiptar na ka mbeshtur nga Andorra, në Serbi e Angli, thirrje të veçantë nuk kam, por ndiej respekt për çdo tifoz të kombëtares.
U druheni goditjeve standarde?
E di që janë shumë të mirë, por rëndësi ka që të jemi të përqendruar dhe të mos vijnë topa në zonë. Kemi fituar përvojë në ndeshjet e Europianit, i dimë gabimet dhe tona do të bëjmë gjithçka të mos i përsëritim.
Cilin element nga ekipi kundërshtar do të veçonit?
Nuk dalloj ndonjë lojtar të vecantë të Serbisë, e kemi përgatitur ndeshjen jo për lojtarë të veçantë, por si grup.
Si ndihemi personalisht? A jeni në formën e duhur për këtë ndeshje delikate?
Në karrierën time kam pasur momente që edhe nuk kam luajtur, por nuk besoj është problem, tani kam më përvojë, thjesht duhet të jem i përqendruar.
A e shihni ndeshje vendimtare për vendin e dytë?
Ne jemi profesionistë, përqendrohem në çdo ndeshje, sepse secila vlen tri pikë. Duhet ta vlerësojmë si ndeshje të rëndësishme, që vlen tri pikë, por jo vendimtare sepse do të kemi shumë ndeshje të tjera.