E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rinumërimi për Tiranën, Ilir Alimehmeti apo Erald Kapri
Politikë

Rinumërimi për Tiranën, Ilir Alimehmeti apo Erald Kapri

Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” po vijon numërimi i votave për qarkun e Tiranës. Sot është dita e dytë e rinumërimit, ndërsa dje u hapën 85 kutitë të bashkisë Kamzës nga 1282 në total që ka qarku i Tiranës.

Nga hapja e kutive rezultuan vetëm gabime të vogla, që nuk sjellin asnjë ndryshim për mandatet, por as në renditjen e kandidatëve në listë të hapur. Nga rinumërimi doli se PS kishte përfituar 42 vota më shumë, PD-ASHM kishte përfituar 19 vota më shumë, PSD 7 vota më shumë dhe Lëvizja Bashkë 1 votë më shumë.

Hapja i 85 kutive të para tregoi se partitë që kanë pasur numërues, PS (42), PD (19) dhe PSD (7) kanë marrë vota shtesë padrejtësisht, ose në kurriz të partive të vogla (-5 KEA e Bashës, -3 Mundësia e Shehajt), ose mes votave të pavlefshme.

A mund të ndryshojë diçka?

Në qarkun Tiranë, i vetmi mandat që mund të vihet në dyshim, është deputeti i dytë i partisë “Mundësia”, i cili nëse e humbet i kalon PD-së, dhe bëhet me 14 deputetë. Që kjo të ndodhë, duhet që nga rinumërimi i votave, të dalin 1200 vota në favor të PD-së ose 117 vota më pak për partinë e Agron Shehajt. Nëse këto vota ‘gjenden’, në parlament nuk hyn Erald Kapri, por Ilir Alimehmeti. Që Mundësia ta ruaje mandatin në kurriz të PS, kjo e fundit duhet të humbasë rreth 4500 vota.

Sa i takon betejës së brendshme të partive, të dy kampet kanë trafikuar vota brenda familjes. Ilir Alimehmeti ishte ai që kërkoi t’i hapen kutitë, por rezultoi se i kanë marrë deri më tani 4 vota. Edhe rivales së tij Jorida Tabaku po ashtu i janë hequr nga llogaria 11 vota, duke mos e zbutur diferencën prej 2400 votash që kanë mes tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.