Irritohet gazetari:Po ca dreq njerëzish jeni ju, qe keni marre opoziten peng nuk bëni një akt normal
Bledian Koka
O Tempora, o mores…
Ca opozite është kjo, ca njerëzish janë këta që kërkojnë pushtet se medemek do bëjnë namin pas mashtruesit kryeminister turist? Po kanë 1 javë punonjësit e ARMO-s që protestojnë, kanë 5 orë që ecin nga Fieri drejt Tiranes o opozita e leshit.
Po nuk u gjend një njeri i lirë i kësaj opozite të thotë një fjalë për ta, a ti shkojë ti pyesë sesi e kanë hallin, ca dreqin kanë që protestojnë prej një jave, ca dreqin ka ai naftetari që u vetdogj para ca kohësh se kërkonte lekët e rrogës së bukës së gojës, ca dreqin ka ai naftetari i ARMO-s që tentoi të vetëhidhej nga oxhaku i rafinerisë?
Po ca dreq njerezish jeni ju që keni marrë opozitën peng nuk bëni një akt normal? Po si mund të simbolizoni një fatkeqësi kombëtare me ekzistencën tuaj, po aq sa ç’është mortje qeverisja e Edi Ramës pash Zotin?
p.s…po a nuk e kuptoni që jeni bërë qesharakë dhe të pabesueshëm deri në neveri sa herë flisni e bëni sikur?!… Kaq plehra paskeni qenë që të gjithë?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



