Drejtor Xhemali 1 MLN € tender për të mbushur me krimba Morgun

Skandali/ Artan Sako i “2T”, 1 mln euro tender për të “mbushur me krimba” Morgun e Tiranës

Gjatë mesit të të qershorit 2025, emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, si edhe faqja e ndjekur në rrjete sociale “Jeta Osh Qef”, kanë prezantuar pamje skandaloze nga Morgu i Tiranës, ku trupa të pajetë janë në fazën e dekompozimit dhe kanë zënë krimba.

Pamjet makabre nuk janë aspak të denja për t’u parë nga një publik i gjerë i ndjeshëm, por ajo që rëndon më shumë në këtë situatë është fakti që Instituti i Mjekësisë Ligjore ka shpenzuar rreth 1 milionë euro për të shmangur këtë lloj degradimi ekstrem.

Situata e rëndë në morgun e Tiranës, të drejtuar për më shumë se 10 vjet nga Bledar Xhemaili, për fat të keq nuk është as e re dhe as nuk ndodh për herë të parë.

Në foto: Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (dhe morgut të Tiranës), Bledar Xhemali

Këtë e ka pranuar edhe vetë Instituti i Mjekësisë Ligjore, i cili në shtator të vitit 2024 mbylli tenderin me objekt “Ndërtimi i dhomës frigoriferike kufomëmbajtjëse”. Procedura tenderuese kishte fond limit vlerën prej 99.8 milionë lekë të reja ose rreth 1 milionë euro (saktësisht, 99,891,705 lekë të reja)./ Boldnews.al

Publikuar nga Publik Media