E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paga dhe kravatat për kryeministrin, hit në mediet botërore
Lajme

Paga dhe kravatat për kryeministrin, hit në mediet botërore

Një ngjarje dite, ku shumë qytetarë kosovarë i dhuruan kryeministrit Ramush Haradinaj kravata e këmisha, pasi ky i fundit e arsyetoi rritjen e pagës, duke thënë se nuk mund të dalë në publik me çfarëdo veshje, u bë lajm në mediet e huaja. Edhe sot Euronews ka vazhduar të shfaqë këtë aksion simbolik, duke shtuar se Kosova është një nga vendet më të varfra të Evropës.

Shkrimi i Euronews fillon me atë se aktivistët në Kosovë kanë vendosur qindra kravata në rrethojën jashtë ndërtesës qeveritare në kryeqytetin e Prishtinës, për të protestuar kundër rritjes së pagës për kryeministrin e vendit.

“Kushtrim Mehmeti i OJQ-së tha se aktivistët nisën një apel për të mbledhur kravatat pasi kryeministri Ramush Haradinaj tha në intervista televizive se kishte nevojë për para shtesë pasi nuk mund të dal me çfarëdo veshje. Aktivistët mblodhën 214 kravata dhe i vendosen ata në rrethojën rreth ndërtesës së zyrave të Haradinajt”, shkruan Euronews.

Paga mujore e kryeministrit tani qëndron në 2,950 euro në muaj, krahasuar me të ardhurat mesatare mujore në Kosovë prej 354 euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.